WhatsApp Image 2025-06-11 at 16.38.47

UIM Albania merr pjesë në Ital Next Gen, tre ditë intensive formimi dhe zhvillimi

Ide që kthehen në veprime, workshop dhe trajnime, lidhje dhe histori që frymëzojnë. Edicioni i dytë i Ital Next Gen, i përmbyllur pak ditë më parë në Cesenatico, ishte një përvojë fantastike rritjeje, në të cilën ne të UIM Albania patëm kënaqësinë të marrim pjesë.

Qëllimi ishte një i vetëm: të ndërtojmë së bashku të ardhmen e Patronatit Ital UIL përmes një gjenerate të re talentesh.

Tre ditë shumë intensive shkëmbimi idesh dhe diskutimesh, ku morën pjesë mbi 80 të rinj e të reja të Patronatit ITAL, jo vetëm nga e gjithë Italia, por edhe nga disa zyra jashtë vendit. Ndër ta, edhe përfaqësuesja jonë Tresjana Elmazi, e cila pati mundësinë të ndjejë nga afër shpirtin e gjallë të këtij rrjeti të jashtëzakonshëm mbështetjeje që garanton patronati.

Punimet u hapën nga Presidenti Kombëtar i ITAL, Giuliano Zignani, i cili jo vetëm e mbështeti sërish këtë iniciativë, por vijon të njohë rëndësinë e brezit të ri në vizionin e tij për Patronatin.

Vëmendje e veçantë iu kushtua njohurive dhe aftësive, përmes ndërhyrjeve nga juristët ekspertë të ITAL dhe një fokus të veçantë mbi përfshirjen sociale, pasuruar nga histori dhe dëshmi nga bota e shoqatave.

Dita e dytë e Ital Next Gen 2025 kishte për qëllim t’u siguronte të rinjve – protagonistë absolutë të këtij eventi – të gjitha mjetet për të përballuar sfidat aktuale dhe ato të ardhshme të Patronatit. Puna në grup mbi tema të ndryshme, propozime idesh për çështje specifike dhe shumë entuziazëm përmes një dialogu dinamik, e kthyen ditën në një përvojë rritjeje si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional.

Veçanërisht e rëndësishme për komunitetin italo-shqiptar ishte dita e tretë, ku aktivistja Geri Ballo ndau me pjesëmarrësit zhvillimet e fundit mbi marrëveshjen e pensioneve ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, që hyn në fuqi më 1 korrik, duke sjellë shembullin konkret të punës që UIM Albania ka nisur në këtë drejtim prej disa javësh.

Çdo pjesëmarrës mori një certifikatë, e personalizueshme me badge të kompetencave teknike dhe aftësive të fituara përmes angazhimit dhe mësimit gjatë këtyre tre ditëve – një mënyrë konkrete për të reflektuar mbi rrugëtimin individual dhe për të njohur vlerën e njohurive të përvetësuara.

Edicioni i dytë i Ital Next Gen u mbyll me fjalët e Presidentit Giuliano Zignani:
“E ardhmja e Patronatit ITAL është tashmë këtu. Ka vështrimin kureshtar të atij që dëshiron të mësojë, zërin e atij që ka diçka për të thënë, dhe guximin e atij që është gati të ndërtojë.”

Tags: No tags

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *