669808fb-cbfd-4ffe-b3e0-174307339dd7

UIM ALBANIA CONTINUA A CRESCERE CON NUOVO UFFICIO A DURAZZO

UIM Albania non rinuncia alla propria missione di servire i cittadini, venendo incontro a loro esattamente dove si trovano. È per questo che il nostro percorso di crescita continua – reso possibile grazie al sostegno di tanti italiani ed albanesi ed in particolare grazie al supporto del patronato ITAL UIL – trova espressione nel nuovo ufficio che UIM Albania ha aperto di recente nella città di Durazzo.

Il nuovo ufficio è stato inaugurato, in una bellissima cerimonia con il tradizionale taglio del nastro, da Giuliano Zignani, Presidente nazionale del Patronato ITAL UIL, al quale UIM Albania fa orgogliosamente parte. 

Il continuo supporto del patronato ITAL e del Presidente Zignani ci ha permesso un ritmo di crescita molto rapido nonostante la giovane esistenza di UIM Albania. Perché, come promesso sin dall’inizio, la nostra missione è portare i tanti servizi del patronato ITAL UIL sempre più vicino alla comunità italo-albanese, abbattendo le barriere che ostacolano l’accesso ai diritti dei cittadini. 

In questo senso, la scelta di continuare il nostro percorso di crescita con un nuovo ufficio a Durazzo, operativo ogni giorno, dopo quello centrale di Tirana, non è un caso. Si tratta di una città simbolo, crocevia tra Italia ed Albania, da sempre punto di riferimento per molti italiani che scelgono di spostarsi in Albania. 

Vienici a trovare in via Grigor Durrsaku, vicino al comune. Ti aspettiamo!

universita-204395.660x368

Governo albanese facilita l’accesso per gli studenti stranieri

Il Governo albanese ha deciso di facilitare l’accesso per gli studenti stranieri che desiderano studiare in Albania, sia nelle università private che pubbliche. Un nuovo decreto varato poco tempo fa, prevede diverse misure che snellano la burocrazia riguardante visti e permessi di soggiorno. 

Il testo approvato dal Consiglio dei ministri prevede che l’auto dichiarazione di abitazione idonea può essere rilasciata dallo studente straniero stesso che fa domanda di visto. In assenza di auto dichiarazione dello studente, il documento di abitazione può essere rilasciato dall’università, nel caso offra questo servizio, oppure da altri soggetti che offrono il servizio. 

Viene richiesto un attestato di copertura finanziaria dal valore di 300.000 Lek in un conto corrente bancario del Paese d’origine, oltre a una prova della conoscenza della lingua del programma di studio/lingua del processo di insegnamento o conferma dell’accettazione al corso di lingua preparatorio. 

Riguardo alla copertura finanziaria per chi invece vuole fare domanda di permesso di soggiorno, si accettano anche attestati di altre fonti oltre alla somma necessaria nel conto corrente albanese, come donazioni, borse di studio, un valido contratto di lavoro o un’offerta di lavoro, dal valore non inferiore a 300.000 Lek a persona, per un anno. 

Tra le novità c’è anche l’obbligo per gli istituti di istruzione/università di comunicare, in forma scritta o elettronica, con le autorità, allo scopo di inviare informazioni periodiche ogni 6 mesi e in qualsiasi momento richiesto dalle autorità locali di frontiera e di migrazione, in merito alla partecipazione al processo di apprendimento degli studenti stranieri ammessi a seguire programmi educativi, nonché immediatamente nei casi in cui vengano a conoscenza di informazioni che possono comportare l’annullamento del visto. In caso di problemi con gli studenti stranieri o di interruzione temporanea o definitiva dei propri studi, l’informazione dovrà essere inviata immediatamente alle autorità locali di frontiera e di migrazione.

WhatsApp Image 2025-06-11 at 16.38.47

UIM Albania partecipa a Ital Next Gen, tre giorni intensi di formazione e crescita

Idee trasformate in azioni, workshop e formazione, connessioni e storie che ispirano. La seconda edizione di Ital Next Gen, conclusa pochi giorni fa a Cesenatico, è stata un’esperienza fantastica di crescita alla quale noi di UIM Albania abbiamo avuto il piacere di partecipare.

L’obiettivo era uno solo: costruire insieme il futuro del Patronato Ital Uil grazie ad una nuova generazione di talenti.

Tre giornate molto intense di confronto e nuove idee, condivise con oltre 80 giovani operatrici e operatori del Patronato ITAL, provenienti non solo da tutta l’Italia ma anche alcune sedi estere. Tra loro, anche la nostra Tresjana Elmazi, che ha così avuto modo di sentire il cuore pulsante della straordinaria rete di supporto che garantisce questo patronato.

Ad inaugurare i lavori, l’intervento del Presidente nazionale di ITAL, Giuliano Zignani, che non solo ha creduto ancora una volta in questo evento, ma continua a riconoscere l’importanza delle nuove generazioni all’interno della sua visione del Patronato.

Spazio garantito alla conoscenza e alle competenze, con gli interventi della Consulta dei legali ITAL e un focus sull’inclusione sociale, arricchito da storie e testimonianze dal mondo dell’associazionismo.

La seconda giornata di Ital Next Gen 2025 aveva lo scopo di fornire ai giovani, protagonisti assoluti dell’evento, tutti gli strumenti per affrontare le sfide presenti e future del nostro Patronato. Lavoro di gruppo su tematiche diverse, diverse idee proposte su casi specifici e tanto entusiasmo grazie ad un confronto dinamico, per una giornata di crescita non solo personale ma anche professionale.

Particolarmente importante per la comunità italo albanese è stata la terza giornata, dove l’attivista Geri Ballo ha condiviso con tutti i partecipanti le novità dell’accordo pensioni tra Albania ed Italia, in vigore dal 1° luglio, portando l’esempio di come UIM Albania stia già lavorando in tal senso da diverse settimane.

Ogni partecipante ha ricevuto il proprio attestato, personalizzabile con badge di competenze tecniche e soft skill conquistate grazie all’impegno e all’apprendimento maturato in questi tre giorni. Un modo concreto per riflettere sul proprio percorso e riconoscere il valore di ciò che si è appreso.

La seconda edizione di Ital Next Gen si è chiusa con le parole del Presidente Giuliano Zignani: “Il futuro del Patronato ITAL è già qui. Ha lo sguardo curioso di chi vuole imparare, la voce di chi ha qualcosa da dire, e il coraggio di chi è pronto a costruire”.

 

pensionet-me-italine2

Gati për pensionet italiane, UIM Albania shpjegon detajet në intervistën për Panorama

UIM Albania ka nisur përgatitjet për zbatimin e marrëveshjes së pensioneve mes Italisë dhe Shqipërisë. Përfaqësuesja jonë, Tresjana Elmazi, shpjegoi në një intervistë për gazetën Panorama, të gjitha kushtet dhe detajet që duhet të dini, me qëllim që të përfitoni prej saj. 

Prej dekadash kanë ndërtuar jetë mes dy brigjeve, të Shqipërisë dhe Italisë, duke derdhur mund dhe kontribute në të dyja vendet. Tashmë, kjo histori sakrifice nuk mbetet në hije.

Marrëveshja për njohjen e pensioneve italo-shqiptare hyn në fuqi vetëm pas pak ditësh dhe bashkë me të, edhe e drejta e shumë shqiptarëve për të përfituar nga çdo vit pune – kudo që të kenë qenë.

Në një intervistë për “Panorama”, përfaqësuesja e zyrës UIM Albania, e cila ofron në Shqipëri shërbimet e Patronatit Italian, Tresjana Elmazi, shpjegon në mënyrë të qartë dhe konkrete si funksionon kjo skemë e re, kush përfiton, çfarë dokumentesh duhen dhe mbi të gjitha, si bëhet llogaritja që bashkon kontributet në një të vetme. Me një sistem të thjeshtuar, sportele të hapura dhe zero kosto, kjo është një mundësi për qytetarët shqiptarë, por edhe ata italiane sepse tashmë, edhe një vit punë në emigrim vlen për pension.

Për pak ditë hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e pensioneve italo-shqiptare, kush janë përfituesit potencialë?

Të shumtë janë ata që përfitojnë nga kjo marrëveshje, pasi numri i shqiptarëve që kanë punuar dhe jetuar mes dy vendeve është i lartë. Janë pjesë e marrëveshjes të gjithë ata qytetarë që kanë derdhur kontribute si në Itali, ashtu edhe në Shqipëri, si edhe që kanë përmbushur dy kriteret kryesore, që janë mosha e daljes në pension dhe minimum i viteve kontributive. Ndërsa sa u përket kategorive apo profesioneve në të cilat qytetarët kanë ushtruar aktivitetin e tyre si punëtorë, marrëveshja nuk përmban kufizime. Thënë ndryshe, çdo vit pune është i vlefshëm për efekt të përllogaritjes së pensionit.

A mund të na thoni më konkretisht, çfarë duhet të bëjnë ata që janë në prag pensioni apo kategoritë e tjera përfituese nga marrëveshja?

Çdokush i interesuar për të përfituar nga kjo marrëveshje mund të krijojë paraprakisht një panoramë të situatës së vet, për të kuptuar nëse i plotëson kushtet që kërkohen për zbatimin e saj. Për këtë nuk është nevoja të pritet data 1 korrik, pranë zyrës sonë të UIM Albania kanë nisur tashmë të paraqiten qytetarë të ndryshëm që duan të dinë me saktësi sa vite kontribute u njihen aktualisht nga shteti shqiptar dhe sa nga shteti italian. Ky është një shërbim që UIM Albania e kryen falë bashkëpunimit dhe aksesit që ka në sistemin italian INPS si dhe bashkëpunimit me ISSHnë në Shqipëri. Në momentin që krijohet panorama e plotë e kontributeve për qytetarin e interesuar dhe evidentohet plotësimi i kushteve, atëherë jemi gati të paraqesim kërkesën e tij për të përfituar pensionin. Për t’i ndihmuar pensionistët, kemi hapur sportele edhe në Durrës, Vlorë dhe Shkodër, përveç zyrës së Tiranës. Vlen për t’u theksuar se këtë shërbim e ofrojmë pa kosto për qytetarin pasi organizata jonë financohet nga Ministria e Punës italiane pikërisht për dhënien e një shërbimi publik si ky që ofrojmë.

Për të gjithë të interesuarit, a mund të dimë si bëhet procedura për të përfituar pension në të dyja vendet?

Në rast aplikimi për pension italo-shqiptar nuk nevojiten dy procedura njëkohësisht, aplikohet për shembull në portalin e INPS (Sigurimet Shoqërore italiane) duke bashkëlidhur dokumentet e viteve të punës në Shqipëri. Ne, të UIM Albania kemi akses direkt në portalin INPS dhe ofrojmë në Shqipëri të njëjtat shërbime që merren edhe në Itali nga “patronato”- t (ente të krijuara falë një ligji të posaçëm italian). Natyrisht i ndihmojmë edhe me nxjerrjen e viteve të punës në Shqipëri. Më pas do të jenë dy institucionet që do të komunikojnë me njëra-tjetrën për të verifikuar dhe vërtetuar saktësinë e dokumentacionit të paraqitur nga kërkuesi i pensionit dhe në momentin e aprovimit, secila palë do të lëvrojë pagesën përkatësisht te qytetari.

Çfarë kushtesh duhet të përmbushin ata për të përfituar pension? Si ndikojnë vitet e punës te vlera totale?

Dy kushtet kryesore janë mosha dhe vitet e kontributeve dhe këto variojnë mes dy shteteve. Sa i përket moshës së pensionit, në Itali ajo është 67 vjeç, si për burrat dhe për gratë. Ndërsa në Shqipëri është 65 vjeç për burrat dhe 61 vjeç e 10 muaj për gratë (për vitin 2025). Pra, në rastin e një qytetari mashkull të moshës 66 vjeç, ai plotëson vetëm kushtin e moshës për pension shqiptar dhe mund të aplikojë për të, ndërsa duhet të presë kur të arrijë moshën 67 vjeç që të aplikojë për pjesën e pensionit italian.

Kriteri i dytë janë vitet e kontributeve. Pragu minimal për pension shqiptar është 15 vjet, ndërsa për pension Italian është 20 vjet kontribute, por vlera e shtuar e marrëveshjes është që vitet e dy shteteve konsiderohen të bashkuara në mënyrë figurative për t’i ndihmuar qytetarët në arritjen e pragut minimal si në Shqipëri edhe në Itali. Një rast i veçantë është ai i “pensionit të parakohshëm italian” (pensione anticipata), që arrihet me 42 vite kontribute pavarësisht moshës. Falë marrëveshjes, vitet shqiptare u shtohen italianeve duke kompletuar kështu 42 vitet e nevojshme, gjë që do ndikojë për mirë te shumë bashkatdhetarë. Siç e shikoni, nuk është aq e thjeshtë, ndaj u sugjerojmë qytetarëve të paraqiten pranë zyrave tona për të kuptuar sa më parë situatën e tyre.

Llogaritja e moshës për pension a bëhet njëjtë si për rezidentët në Shqipëri, edhe për ata që banojnë në Itali?

Po, në këtë aspekt nuk ka asnjë ndryshim, për sa kohë plotësohet kushti i shpjeguar më sipër, rezidenca nuk është ndër kushtet. Dikush mund të jetë rezident në Itali dhe nëse ka mbushur moshën e pensionit në Shqipëri, por ende jo atë në Itali, mund të bëjë aplikimin për pensionin shqiptar (nëse edhe kushtet e tjera janë të plotësuara). Ne si zyrë po ndjekim në fakt edhe mjaft shtetas shqiptarë të Italisë, që na kontaktojnë kryesisht nëpërmjet rrjeteve sociale.

Çfarë duhet të bëjë një person që ka punuar në të dyja vendet për të kalkuluar shumën që i takon? A mund të jepni një shembull…

Pak më sipër morëm shembullin e moshës. Le të shikojmë rastin tjetër, të kontributeve. Mund të marrim si shembull dikë që ka 16 vite punë në Shqipëri dhe 10 në Itali. Para hyrjes në fuqi të marrëveshjes, qytetari do të mund të gëzonte vetëm pensionin shqiptar duke pasur minimumin e viteve të punës, por jo atë italian, që kërkon minimalisht 20 vjet kontribute. Falë marrëveshjes, që mundëson bashkimin e kontributeve (në mënyrë figurative) mes dy shteteve, qytetari në fjalë do të përfitojë edhe nga shteti italian pjesën e kontributit për 10 vitet e punës në Itali kur të ketë mbushur 67 vjeç. Tjetër shembull mund të jetë rasti i dikujt që ka 22 vite punë në Itali dhe 7 në Shqipëri. Pa marrëveshjen do të merrte vetëm pensionin italian, por jo atë shqiptar ndërsa falë marrëveshjes, tashmë të gjitha vitet e punës mblidhen dhe mundi nuk shkon dëm.

Duke qenë se kanë mbetur vetëm pak ditë nga implementimi i marrëveshjes, çfarë duhet të bëjnë tani ata që duan të përfitojnë?

Gjëja më e mirë që çdokush mund të bëjë është të krijojë një ide të qartë të viteve kontributive që ka në të dyja shtetet. Kjo vlen edhe për pensionet e plota. Gjithçka nis me krijimin e një panorame sa më të qartë të secilit qytetar, që më pas i ndihmon të mos humbin kohë kur të dorëzohet aplikimi për pension. Në këtë drejtim, UIM Albania i ndihmon përmes kërkesave përkatëse pranë INPS dhe ISSH me qëllim që asnjë vit pune të mos shkojë dëm.

Nëse një qytetar aplikon tani për pension, sa kohë do i duhet deri sa ta përfitojë atë?

Pikërisht për të reduktuar sa më shumë kohën e pritjes ne sugjerojmë parapërgatitjen e aplikantit siç shpjeguam më sipër. Në rastin e autoriteteve shqiptare, procedura zgjat rreth 45 ditë punë, ndërsa nga pala italiane mund të shkojë deri në 3 muaj në menaxhimin e një kërkese për pension lidhur me kontributet në sektorin privat. Gjithsesi kemi mjaft raste kur pritja nuk është kaq e gjatë dhe përgjigjet dalin shpejt. Në lidhje me kostot, qytetarët që i drejtohen UIM Albania nuk duhet të paguajnë për kërkesat për pension, duke qenë zyra jonë pjesë e patronatit italian ITAL UIL dhe një pjesë e këtyre shërbimeve financohen nga institucionet italiane.

 

174619810990391276

1 Maji në Shqipëri, mes indiferencës dhe vdekjeve në punë

Kjo javë shënoi dy data të rëndësishme për punëtorët në Shqipëri. 28 Prilli si Dita Botërore e Sigurisë në Punë, na kujton realitetin e hidhur shqiptar ku ende regjistrohen incidente që kushtojnë jetën. Ndërsa 1 Maji është një reflektim për të drejtat e tyre, shpesh ende të nëpërkëmbura.

1 MAJI NË SHQIPËRI – NJË HISTORI REBELIMI
Në shumë vende të botës, 1 Maji përkujtohet si Dita e Punëtorëve, në referencë ndaj protestave të forta të vitit 1886 në SHBA, në kërkim të më shumë të drejtave, me jo më shumë se 8 orë punë në ditë.

Edhe në Shqipëri fillesat e 1 Majit lidhen me rebelimin e punëtorëve. Shkodra përsëri dallon. Ishte viti 1905, teksa Shqipëria ende nuk kishte shpallur pavarësinë nga Perandoria Osmane, kur një grup të rinjsh e punëtorësh organizuan grevë, shoqëruar me një manifestim në rrugët e Shkodrës. Ngjarja konsiderohet si zanafilla e një lëvizje të madhe, me fjalime dhe diskutime mbi të drejtat e punëtorëve.

Sipas autoriteteve, Shqipëria regjistron sot 1.3 milionë të punësuar, por data duket se ka humbur shkëlqimin e dikurshëm dhe në vend nuk u shënua asnjë manifestim domethënës për të tërhequr vëmendjen drejt të drejtave të punëtorëve, që pavarësisht ligjeve në fuqi, vijojnë të injorohen.
Të kapur nga ethet e fushatës zgjedhore, drejtuesit e institucioneve më të larta u mjaftuan me ndonjë status në rrjetet sociale. Një realitet ky, që dëshmon edhe vlerën e humbur të sindikatave në Shqipëri, në sytë e opinionit publik vendas, që i percepton më shumë në shërbim të politikës sesa të interesave të punëtorëve.

 

SIGURIA NË PUNË DHE REALITETI I HIDHUR SHQIPTAR

28 Prilli shënoi Ditën Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Vendin e Punës, ku në realitetin shqiptar shifrat tregojnë se problemi mbetet i mprehtë.
Shifrat zyrtare të publikuara nga INSTAT për vitin 2024, flasin për 177 aksidente në vendin e punës, bazuar në raportimet e Inspektoratit Shtetëror të Punës. Nga këto raste, 33 kanë rezultuar fatale me humbje të jetës.

NJOLLAT E ZEZA
Të dhënat tregojnë se dy sektorët më problematikë janë përsëri ndërtimi dhe minierat. Në ndërtim regjistrohen 24% e aksidenteve, gjë që shpjegohet edhe me vrullin që po njeh ky sektor gjatë viteve të fundit, me mbi 1000 leje ndërtimi të lëshuara në vitin 2024.
Pak më i ulët numri i aksidenteve në miniera, me 18% të rasteve, që gjithsesi e bëjnë sektorin të renditet ndër më rrezikshmit për jetën dhe shëndetin e punonjësve.

RRITET NDËRGJEGJËSIMI
Mes notave pozitive të panoramës që përcjell viti i kaluar, vihet re një ndërgjegjësim më i lartë në deklarimin e ngjarjeve, me rreth 90% të aksidenteve që rezulton se janë raportuar nga punëdhënësit.

Në vitin 2024, autoritetet kanë rritur me 22% numrin e inspektimeve krahasuar me një vit më parë, ku mbi 190 mijë vende punë në 9860 subjekte u janë nënshtruar kontrolleve mbi konformitetin me rregullat për sigurinë në punë.

Nga ana tjetër, edhe subjektet duket se po ndërgjegjësohen më shumë, me një rritje të numrit të atyre që disponojnë “Dokument Vlerësim Risku”, kanë emëruar Koordinatorin e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë si dhe angazhuar Mjekun e Ndërmarrjes, apo kanë krijuar Këshillat e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.

imageedit_2_9875407148

Marrëveshja e pensioneve pranë zbatimit, UIM Albania përcjell zhvillimet në televizion

Marrëveshja e pensioneve mes Italisë dhe Shqipërisë, pas fazës së parë më politike (me miratimin nga parlamentet përkatëse dhe botimin në fletoret zyrtare), ka hyrë tashmë në një fazë tjetër më teknike, që ka të bëjë me aspektet e zbatimit të saj.
Për të detajuar këto çështje dhe për ta bërë operative marrëveshjen e pensioneve, është firmosur pak ditë më parë një tjetër protokoll nga ministrja italiane e Punës dhe Politikave Sociale, Marina Calderone dhe zv/ministrja shqiptare e Ekonomisë, Olta Manjani.
Këto zhvillime që e sjellin më pranë vënien në zbatim të marrëveshjes për pensionet, UIM Albania i përcolli për publikun shqiptar përmes ekranit të televizionit A2CNN, ku përfaqësuesja jonë Tresjana Elmazi zhvilloi një bisedë në studio.

“Në këtë fazë jemi më afër se kurrë”, tha Elmazi, e pyetur nëse marrëveshja po bëhet një realitet i prekshëm për emigrantët shqiptarë. “Pas botimit në fletoren zyrtare, firmosja e këtij protokolli teknik po e çon marrëveshjen drejt konkretizimit të saj. Madje ka filluar edhe përcaktimi i procedurave që do të duhet të ndjekin qytetarët për të përfituar pensionin në sajë të marrëveshjes”.

Interesi i lartë i emigrantëve shqiptarë për këtë marrëveshje vihet re edhe në kontaktet e përditshme pranë zyrës së UIM Albania jo vetëm nga bashkatdhetarë që jetojnë në Itali por edhe ata që janë rikthyer. “Ka shumë prej tyre që jetojnë mes dy vendeve dhe duan të dinë më tepër, të sqarohen mbi aspektin praktik të kësaj marrëveshje”, pohoi përfaqësuesja e UIM Albania, Tresjana Elmazi.

KUSHTET KRYESORE
Teksa detajet teknike të zbatimit të saj ende nuk janë publikuar nga autoritetet, UIM Albania shfrytëzoi këtë komunikim televiziv (por edhe përmes kanaleve të saj në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram) për të shpjeguar disa prej kushteve kryesore që duhen përmbushur, siç janë mosha dhe vitet e kontributeve.
“Në Itali, mosha e daljes në pension është 67 vjeç si për burrat ashtu edhe për gratë. Ndërsa në Shqipëri është 65 vjeç për burrat dhe 61 vjeç e 10 muaj për gratë (për vitin 2025). Për sa i përket kontributeve, duhen përmbushur një numër minimal vitesh për të përfituar nga marrëveshja, që në Itali është 20 vite ndërsa në Shqipëri është 15 vite”, shpjegoi Elmazi.

AKUMULIMI I VITEVE TË KONTRIBUTEVE
Risi e marrëveshjes së pensioneve është mundësia për të bashkuar vitet e punës që mund të ishin ndarë mes dy shteteve, me qëllim për të përfituar një pension sa më të plotë. “Bashkohen vitet e punës që ke pasur si në Shqipëri edhe në Itali”, theksoi Elmazi, duke marrë edhe një shembull konkret.
“Nëse deri dje një person kishte 7 vite në Itali, nuk mund të merrte pension sepse minimumi i kontributeve të nevojshme atje është 20 vite. Por nëse i bashkon me 13 vite pune që mund të ketë në Shqipëri, atëherë arrin atë pragun për të përfituar pension”, shpjegoi përfaqësuesja e UIM Albania.

KUR NIS ZBATIMI DHE CFARË MUND TË BËNI NDËRKOHË
Teksa pritet që përgatitja teknike të mund të marrë edhe disa javë kohë, zbatimi i marrëveshjes mendohet se mund të nisë në muajin qershor. UIM Albania, si pjesë e patronatit ITAL-UIL, ka akses në sistemin INPS në Itali dhe mund t’ju ndihmojë me aplikimet direkte pranë autoriteteve italiane.
Gjithashtu, falë një marrëveshje të rinovuar bashkëpunimi me ISSH në Shqipëri, zyra jonë në Tiranë dhe sportelet në Durrës, Vlorë e Lezhë, mund të shfrytëzohen jo vetëm për të marrë informacion direkt, por edhe për të krijuar një pasqyrë të saktë të panoramës kontributive të çdo qytetari si në Itali ashtu edhe në Shqipëri.
Përveç këtyre bashkëpunimeve, stafi i UIM Albania ka fatin të trajnohet mbi këtë marrëveshje nga disa prej autorëve të saj, si Geri Ballo, Giovanni Lattanzi dhe senatori Italian Tommaso Nannicini.

stranieri ok

L’Albania cerca lavoratori stranieri: disegno di legge con agevolazioni

L’Albania è alla ricerca di lavoratori provenienti dall’estero e, a tal fine, il governo di Tirana ha presentato al Parlamento un disegno di legge che modifica l’attuale normativa “Per gli stranieri”. L’obiettivo principale è semplificare le procedure che consentono agli stranieri di trasferirsi in Albania per motivi di lavoro.

Tra le novità proposte – riportate dai media locali – risulta la possibilità che il governo assuma direttamente il ruolo di negoziatore per stipulare accordi con altri Paesi, al fine di attrarre lavoratori in gruppi numerosi, in base alle esigenze del mercato del lavoro interno. 

Secondo i media albanesi, il governo albanese sarebbe già in contatto con le Filippine per l’assunzione di circa 40 mila lavoratori qualificati nei settori del turismo e dell’industria manifatturiera e avrebbe avviato negoziati anche con l’Indonesia. 

 

La carta “BLUE AL”

Il disegno di legge riserva particolare attenzione ai professionisti altamente qualificati, offrendo loro un trattamento privilegiato tramite la cosiddetta carta “BLUE AL”.

Tra le novità risulta anche il permesso di soggiorno per lavori domestici, diverse agevolazioni per i lavoratori stagionali, e opportunità semplificate per studenti e ricercatori interessati a scegliere l’Albania per il loro percorso accademico.

Questi cambiamenti – secondo il governo albanese – puntano a migliorare i diritti dei migranti e dei membri delle loro famiglie, dei rifugiati e dei richiedenti asilo, oltre a potenziare la protezione sociale e l’accesso a programmi e servizi di integrazione. L’iniziativa prevede anche una migliore erogazione di informazioni, procedure semplificate, e un rafforzamento istituzionale per garantire servizi più efficienti ai migranti.

Secondo il documento, il disegno di legge stabilisce i criteri per l’ingresso, la permanenza, l’impiego e l’uscita degli stranieri dal territorio nazionale. Rappresenta un elemento fondamentale per favorire l’apertura di percorsi di migrazione regolare per l’impiego e per gestire l’afflusso di stranieri in risposta alla crescente industria del turismo.

174351722339892173

Italiani in Albania, una presenza in crescita nel panorama migratorio del Paese

Gli italiani rappresentano una delle comunità straniere più numerose e influenti in Albania. Secondo i dati ufficiali del Ministero dell’Interno, nel 2024 erano 2.156 i cittadini italiani che hanno fatto domanda di risiedere regolarmente nel Paese, rendendoli il gruppo più ampio di stranieri per nazionalità. Questo numero sottolinea l’attrattiva dell’Albania per i cittadini italiani, in particolare per opportunità di lavoro e investimenti.

 

Durante il 2024, il Registro Elettronico per gli Stranieri (FER) ha elaborato 13.176 richieste di permesso di soggiorno, in notevole aumento rispetto alle 12.436 richieste del 2023, dimostrando l’interesse crescente verso l’Albania come destinazione internazionale.

 

Sempre con riferimento ai dati del 2024, oltre agli italiani, ci sono anche cittadini provenienti da India (1.634), Turchia (1.269), e Kosovo (974). Gli abitanti del Kosovo sono una componente importante della popolazione straniera, contando 4.426 persone.

 

Nel complesso, il numero di stranieri che vivono in Albania continua a crescere. Attualmente, 19.536 cittadini stranieri risiedono regolarmente nel Paese, secondo i dati del Ministero dell’Interno. Più della metà, il 52,3%, si trasferisce per motivi legati al lavoro. Tirana, la capitale, accoglie il 41,7% della popolazione straniera, confermandosi come il principale centro di attrazione.

 

Questi dati confermano il ruolo crescente dell’Albania come centro regionale per l’immigrazione e la sua capacità di attrarre cittadini stranieri con diversi background.

Snapinsta.app_469249769_17858927190305367_3081897246141192456_n_1080

ITAL UIL, UIM Albania e ISSH, rinnovato accordo di collaborazione

La delegazione ITAL UIL, guidata dal segretario nazionale Giuliano Zignani, ha visitato Tirana di recente per rafforzare i legami con le istituzioni albanesi e promuovere una collaborazione più stretta tra Italia e Albania. Durante questa visita, è stato rinnovato un importante accordo con l’Istituto delle Assicurazioni Sociali d’Albania (ISSH), con la partecipazione anche dei rappresentanti di UIM Albania come firmatari, segnando un passo avanti significativo nella cooperazione bilaterale.

L’accordo, firmato con entusiasmo dalle parti coinvolte, prevede l’istituzione di uno sportello dedicato ai migranti di ritorno. Questo servizio mira a fornire supporto nell’accesso ai benefici pensionistici derivanti dagli accordi bilaterali tra i due Paesi. L’obiettivo è garantire che i cittadini albanesi che hanno lavorato in Italia possano usufruire dei loro diritti previdenziali in modo semplice e trasparente.

Il presidente nazionale di ITAL, Giuliano Zignani, ha sottolineato l’importanza di questo protocollo, definendolo un esempio concreto di come la collaborazione internazionale possa migliorare la vita delle persone. Ha inoltre evidenziato il ruolo cruciale della diaspora albanese come ponte tra le due nazioni, ribadendo l’impegno di ITAL UIL nel fornire assistenza e tutela sociale a chi ne ha bisogno.

Durante la visita, la delegazione ha anche avviato un dialogo con altri attori, tra cui l’Università Nostra Signora del Buon Consiglio, con l’intento di ampliare i servizi di patronato e assistenza fiscale per gli studenti e i pazienti italiani presenti in Albania.

Snapinsta.app_469230056_17859017334305367_7756134635573947011_n_1080

Incontri della delegazione ITAL UIL con i rappresentanti politici in Albania

La recente visita a Tirana della delegazione ITAL UIL ha rappresentato un’importante occasione per rafforzare i legami di collaborazione con figure di spicco dei principali partiti politici albanesi. La comunità albanese in Italia, pilastro fondamentale del tessuto sociale e culturale del Paese, è stata al centro di incontri significativi guidati da Giuliano Zignani, segretario nazionale ITAL, a capo della delegazione. Tra i protagonisti di questi dialoghi, Taulant Balla, Ministro per i Rapporti con il Parlamento e figura di rilievo del Partito Socialista, e Jozefina Topalli, esponente di spicco del Partito Democratico, entrambi responsabili per le politiche legate alla diaspora albanese nei rispettivi partiti.

Durante l’incontro con il Ministro Taulant Balla, sono stati affrontati temi di cruciale importanza, come il diritto di voto per i cittadini albanesi residenti all’estero e la necessità di garantire una rappresentanza politica adeguata. Balla ha sottolineato l’impegno del Partito Socialista nel valorizzare il ruolo della diaspora, considerandola una componente essenziale del processo democratico.

Jozefina Topalli, dal canto suo, ha evidenziato il contributo economico, sociale e culturale della diaspora albanese, definendola una risorsa strategica per il futuro del Paese. Ha inoltre ribadito l’importanza di una partecipazione politica attiva da parte della diaspora. 

Questi incontri hanno segnato un passo significativo verso il riconoscimento della diaspora albanese come un ponte strategico tra l’Albania e il resto del mondo, aprendo nuove prospettive per una collaborazione politica più inclusiva e orientata al futuro.