669808fb-cbfd-4ffe-b3e0-174307339dd7

UIM ALBANIA VAZHDON TË RRITET ME NJË ZYRË TË RE NË DURRËS

UIM Albania nuk heq dorë nga misioni i saj për t’u shërbyer qytetarëve, duke ardhur pranë tyre pikërisht aty ku ata ndodhen. Kjo është arsyeja pse rrugëtimi ynë i rritjes vazhdon – i mundësuar falë mbështetjes së shumë italianëve dhe shqiptarëve dhe, në veçanti, falë mbështetjes së patronatit ITAL UIL – dhe konkretizohet nëpërmjet zyrës së re që UIM Albania ka hapur së fundmi në qytetin e Durrësit.

Zyra e re u inaugurua, në një ceremoni të bukur me prerjen tradicionale të shiritit, nga Giuliano Zignani, Presidenti i Patronatit ITAL UIL, pjesë e të cilit me krenari jemi edhe ne të UIM Albania.

Mbështetja e vazhdueshme e patronatit ITAL dhe e Presidentit Zignani na ka mundësuar një ritëm të shpejtë rritjeje, pavarësisht ekzistencës së re të UIM Albania. Sepse, ashtu siç është premtuar që në fillim, misioni ynë është të sjellim sa më afër komunitetit italo-shqiptar shërbimet e shumta të patronatit ITAL UIL, duke shembur barrierat që pengojnë aksesin në të drejtat e qytetarëve.

Në këtë kuadër, zgjedhja për të vazhduar rrugëtimin tonë me një zyrë të re në Durrës, funksionale çdo ditë (pas asaj qendrore në Tiranë), nuk është rastësi. Durrësi është një qytet simbol, një urë lidhëse mes Italisë dhe Shqipërisë, gjithmonë një pikë referimi për shumë italianë që zgjedhin të zhvendosen në Shqipëri.

Na vizitoni në Rruga Grigor Durrsaku, pranë Bashkisë. Ju presim!

Tags: No tags

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *